Law Firm Trojani

Experienced.

Determined.

Effective.

Law Firm ‘Trojani&Partners’ është një zyrë konsulence ligjore dhe avokatie që ofron nje gamë të gjerë shërbimesh ligjore, që përfshijnë përfaqësimin në gjykatë për ceshtje civile, penale dhe administrative, konsulencë ligjore për cështje tregtare, pronësie, kontraktuale, etj. Firma ligjore gjatë punës së saj, për problematika specifike, asistohet nga nje rrjet bashkepunetoresh, si eksperte financiare, inxhiniere, arkitekte, mjeke, si dhe nga juriste te fushave te posacme, me qëllimin që cështjet të zgjidhen sa më mirë në favor të klientëve. 

FUSHA E VEPRIMIT

Qëllimi i zyrës së avokatisë është që të mbrojë maksimalisht dhe me ndershmëri interesat ligjore të klientëve te saj.  

Zyra e avokatisë përfaqëson individët, bizneset, organizatat profesionale në të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve civile, tregtare dhe administrative në të gjitha gjykatat e vendit dhe në të gjitha nivelet e saj. Ajo ka një eksperience 12 vjecare ne trajtimin e çështjeve gjyqësore, duke fituar shumicën dërrmuese ë proceseve gjyqësore me natyrë civile dhe administrative, si dhe duke arritur rezultate pozitive në fund të gjykimeve penale. 

Zyra e avokatisë merr përsipër: 

  • Krijimin dhe regjistrimin e shoqërive tregtare dhe të degëve te tyre, personave fizikë zyrave të përfaqësimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit 
  • Procedurat për ndryshimin e aksionerëve në shoqeritë tregtare, blerjes së kuotave të tyre dhe procedurave të tjera të ngjashme
  • Hapjen, organizatave jo-fitimprurese të llojit shoqata, qendra dhe fondacione.
  • Regjistrimin e markave dhe patentave
  • Ndjekjen e procedurave të licensimit të bizneseve në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë
  • Ndjekjen ne gjykate te problematikave mes ortakeve ne shoqerite tregtare

Zyra e avokatisë merr persipër: 

  • Përfaqësimin në mosmarreveshjet me drejtoritë e tatim-taksave, për shumën e detyrimit, gjobat, penalitetet 
  • Ndjekjen e procedurave të ankimit administrative
  • Përfaqësimin në gjykatë kundër drejorive të tatim-taksave

Zyra e avokatisë asiston kreditorët në mbledhjen e borxheve nga debitorët e tyre fillimisht nëpërmjet negociatave dhe më pas në gjykatë nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit ose padive.

Zyra e avokatisë ofron konsulencen ligjore dhe ndjekjen e çështjeve në gjykatë duke për rastet e:

  • Divorcit
  • Dhunës në familje
  • Kontratës martesore dhe mundesisë për të patur pasuri të ndara gjatë martesës
  • Regjimit pasuror martesor
  • Detyrimit për ushqim për fëmijet dhe për prindërit e moshuar 
  • Ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, etj.

Law Firm Trojani

Blv. ‘Gjergj Fishta’, ndertesa 24, Hyrja 3, kati 2, ap.7, Tirana, Albania.

PHONE: +355 67 341 5984 

© ALL RIGHTS RESERVED

LAW FIRM TROJANI 2023